Kreu i PR-së, Fatmir Mediu, është i ftuar në negociata nga PS-ja si kryetar i grupit parlamentar “Aleanca për Ndryshim” për zgjedhjen e Presidentit të ri.
Ai doli në një konference për shtyp pasi grupi parlamentar i PS-së filloi zyrtarisht procedurat.
Mediu tha se procesi duhet të synojnë konsensusin, jo ta tejkalojë atë duke zgjedhur një President që “të përfaqësojë interesa të caktuara politike”.
“Për këtë ka nevojë të negociojë si një trup e vetme me një përfaqësi që duhet rënë dakord si trup negociimi me përfaqësi të plotë të mandatit opozitar”, tha Mediu
Ai tha se duhet shmangur një proces qesharak, që dëmton rolin e Presidentit dhe funksionit të Kushtetutës.
“Presidenti i Republikës ka një rol të rëndësishëm Kushtetues. Kushtetuta e Republikës përcakton rolin dhe përzgjedhjen e Presidentit. Ai përfaqëson unitetin e popullit. Duhet një President mbi palët politike. Ky nen përcakton qartësisht për zgjedhjen me konsensus të Presidentit. Zgjedhja me shumicë të thjeshtë përcaktohet si nevojë për të shmangur krizat politike. Procesi duhet të synojë konsensusin e jo ndarjen politike. Nisur nga sa më sipër, në emër të grupit Aleanca për Ndryshim, propozoj që opozita duhet të sigurojë një proces konsensual.
Duhet të negociojë si një trupe e vetme. Kjo ka qenë edhe praktika qe kemi ndjekur në vitin 2002 e 2007. Në këto negociata të përcaktohen kriteret. Propozimi dhe përzgjedhja nga fusha e politikës dhe akademike do të jetë një nisje e mirë për negociatat. Duhet garantuar një proces serioz dhe të shmangë një proces qesharak që dëmton rolin e Presidentit dhe funksionit të Kushtetutës”, tha Mediu.
Më tej, ai shtoi: “Në 2002 ka pasur një trupë të përbashkët, arritëm në një përfaqësi treshe. Përveç zotit Nano dhe Ruçi ka qenë dhe zoti Gjinushi. Në 2007 bashkë me zotin Ndoka kemi thirrur një trupë të tillë. Duhet të vlerësojmë opozitën në proces. Po flasim për proces dhe përmenda fusha. Opozita ka detyrim përballë qytetarëve shqiptare dhe jo përballë maxhorancës. Përballë këtij detyrimi ne duhet të përfshihemi në proces. Përgjegjësia jonë është që të kemi qëndrim të qartë në raport me procesin. Ka shumë supozime që ju bëni, unë jam i interesuar për procesin. Kjo është thirrje e parë, shpresoj që të kemi reflektime”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje