Politike

Alibeaj: Procesi për presidentin të jetë transparent dhe gjithëpërfshirës

Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj, tha për mediat se procesi për zgjedhjen e Presidentit duhet të jetë transparent e gjithëpërfshirës, “jo i mbyllur në zarf”, duke iu referuar procedurës që nisi PS zyrtarisht të martën.

“Do duhet nisur me këmbën e mbarë, duke respektuar kushtetutën.

Procesi duhet të jetë transparent, gjithëpërfshirës, në sytë e shqiptarëve. Ky do duhet të jetë frymëzimi e qasja. Për këtë arsye, e dimë të gjithë cila është procedura.

Të gjithë e dimë që në raundin e katërt e pestë zgjidhet me votat e mazhorancës, kjo s’do duhet përdorur si një mjet për ta futur në zarf e më pas pjesa tjetër të zgjidhi zarfin. Kjo s’do ishte gjë tjetër përveçse cili është qëndrimi real i mazhorancës”.

I pyetur a do shkojë në tryezën e konsultimeve të thirrur nga Taulant Balla, Alibeaj tha:

“Grupi parlamentar do të mbajë qëndrimin e vet mbi gjithçka. Tashmë është bërë rutinë mbledhja e grupit parlamentar. Presidenti nuk është i deputetëve por i shqiptarëve. Kjo duhet të prevalojë mbi gjithçka. Këtë do bëjmë ne. Ne kemi grupin parlamentar të PD. Grupi ynë do të vendosë për qëndrimin dhe procedurat e procesit konsultativ”.

Alibeaj e nënvizoi disa herë këtë fakt dhe e shkëputi veten nga Mediu dhe Doda dy krerët e grupeve parlamentar kur tha se ai përfaqëson grupin parlamentar të PD-së dhe se është ky grup që do të vendosë qëndrimin për Presidentin.   


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë