Gazeta Si – Olena Kushnir, një rreshtere dhe doktoreshë e Gardës Kombëtare të Ukrainës, vdiq në betejë në Mariupol të dielën e Pashkëve.
Ajo ishte një nga 100 luftëtaret femra që mbetën në ferrin e rrethimit të qytetit-port pa u dorëzuar kurrë.
Gazetarja ukrainase, Tetyana Danylenko, i përshkroi ata si “një grup prej njëqind ushtarësh femra të mbetura në Mariupol pa ujë, ushqim dhe garanci për higjienën bazë dhe mbijetesën”.
Olena luftoi dhe trajtoi të plagosurit deri në fund. Kur beteja në rrugët e qytetit port, qendra e kësaj lufte, ishte bërë më e ashpër, Kushnir kishte ndërmarrë hapa për të shpëtuar djalin e tij të vogël përmes një prej korridoreve të pakta dhe të brishta humanitare të Mariupolit.
Por më pas, ajo u kthye, pavarësisht se tashmë kishte humbur të shoqin në përleshjet e ditëve të para të pushtimit rus.
“Unë jam një mjeke, një luftëtare, jam ukrainase, unë bëj detyrën time”, i tha ajo një shoqeje, disa ditë para se të vdiste.
Në videon, e xhiruar në një strehë sekrete dhe e shënjestruar nga propaganda ruse duke festuar vdekjen e saj, Olena shfaqej me uniformë ushtarake dhe kërkonte me këmbëngulje të lejonte evakuimin e Mariupolit.
Olena përshkroi gjithashtu shkatërrimin total të qytetit dhe katastrofën humanitare të atyre që, nën rrethim, nuk kanë më ushqim, ujë apo asnjë mundësi ushqimi.
“Në Mariupol ka ende njerëz, ata janë në bodrume, ata janë nën tokë, kanë nevojë për gjithçka. Nëse nuk doni të shpëtoni Mariupolin, ju lutemi, shpëtoni qytetarët e tij! Ne nuk duam të bëhemi heronj dhe dëshmorë, nuk mund të thoni se nuk e dinit, sepse keni ditur dhe keni mundur të veproni”, – është një nga thirrjet e saj.
Në faqen e saj në Facebook, Kushnir raportoi për luftën që filloi më 24 shkurt.
“Jam në ferr por nuk ka problem, – shkruante Olena në fillim të marsit në frontin më të nxehtë në postimin e fundit në Mariupol. – Qyteti im ka vdekur. Gjithmonë dhe përgjithmonë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje