Politike

Balla për presidentin e ri: Opozita t’i përqaset këtij pozicioni, është transparent

Gazeta Si – Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të PS-së, është shprehur se emrat e propozuar për presidentin e ri nuk do të bëhen publike. Ai theksoi se procesi i zgjedhjes së presidentit të ri do të jetë transparent si kurrë më parë.

Balla tha gjithashtu se Shqipëria është në një moment të rëndësishëm të anëtarësimit në Bashkimin Europian, ndaj dhe presidenti i ri duhet t’i përqaset këtij pozicioni. “Ka pasur një marrje propozimesh në grupin parlamentar dhe procesi është i hapur besoj deri në fillim të javës tjetër.

Zotit Mediu ia kam propozuar dhe do t’ja propozoj edhe zotit Alibeaj që në takimin e ardhshëm të shkojmë të gjithë bashkë. Jemi në një moment të rëndësishëm të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Shpresojmë që drita jeshile të çelet edhe për Maqedoninë e Veriut në këto kushte, ku Shqipëria është më lart se kurrë në proceset e veta.

Shqipëria është faktor i rëndësishëm stabiliteti në rajon dhe për këtë arsye presidenti i ri duhet t’i përqaset këtij pozicioni dhe këtij momenti historik. Kemi dakordësuar që procesi të shtyhet më një javë. Besoj që në fillim ta javës së ardhme të kemi takim me kryetarin e grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj, për këto detaje”, – u shpreh Balla.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë