Politike

Raporti i FMN-së për rritjen ekonomike, reagon Meta: Alarm për qeverinë dhe shoqërinë

Presidenti Ilir Meta ka reaguar me një postim në faqen e tij zyrtare në Facebook në lidhje me raportin e FMN-së sa i takon parashikimit të errët për rritjen ekonomike. Meta shkruan se situata është serioze dhe alarmante.

“Një shqetësim serioz dhe një alarm për Qeverinë, Kuvendin dhe të gjithë shoqërinë, parashikimi i errët që bën FMN për rritjen ekonomike të Shqipërisë për këtë vit. Parashikohet një ulje me 2.5 pikë përqindje nga 4.5% që ishin pritshmëritë.

Me një nivel rritje prej 2% për këtë vit dhe që mund të rishikohet sërish në rënie në vazhdim, Shqipëria ka rritjen më të ulët në rajon, që mund të degradojë në stanjacion ekonomik. Shifrat me ulje të rritjes së pritshme ekonomike me 2.5% janë edhe shumë më poshtë sesa ulja në nivel global për 2022, që pritet të jetë vetëm 0.5 %.
Bllokuesit e rritjes ekonomike të vendit janë financimi i investimeve joproduktive nga buxheti, efiçencë e ulët e investimeve për shkak të korrupsionit, që gërryen vlerën e tyre, moslejimi i investimeve private në energji, monopolizimi i ekonomisë, si dhe pasojat e rritjes galopante të çmimeve”, – shkruan presidenti Meta në postimin e tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë