Gazeta Si – Vëllai i Admir Muratjat, i cili mbeti i vrarë në grabitjen e Rinasit, Ilir Murataj, i njohur dhe si Ceni, është shpallur në kërkim.
Policia thotë se në banesën e tij janë gjetur disa armë zjarri të cilat 53-vjeçari mbante pa leje.
Në banesën e 53-vjeçarit në Çerem të Tropojës, janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri automatik, pushkë tip snajper, një sasi municioni luftarak, fara të dyshuara narkotike kanabis, dylbi dhe elektrik dore.



“Në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e pronarit të banesës, shtetasit I. M., 53 vjeç, banues në fshatin Çerem, Tropojë”- njofton policia.
Admir Murataj u vra më 2017 pas grabitjes spektakolare në aeroportin e Rinasit, ku nën kërcënimin e armëve u morën rreth 3.2 mln euro.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje