Gazeta Si – Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi në Shtëpinë e Bardhë se ka nënshkruar një paketë tjetër ndihme ushtarake prej 800 milionë dollarësh për Kievin.
Paketa përfshin municion, artileri të rëndë, dronë dhe obusë, kundër ofensivës ruse në lindje të vendit.
“I thashë kryeministrit ukrainas, se SHBA dhe aleatët e saj po lëvizin sa më shpejt që të jetë e mundur për të ndihmuar Ukrainën, – shtoi Biden. – Putini nuk do të fitojë në Ukrainë, ai kurrë nuk do të jetë në gjendje ta pushtojë plotësisht atë”, përsëriti ai.
Përveç ndihmës ushtarake, Biden njoftoi një paketë ndihme financiare prej 500 milionë dollarësh.
Për më tepër, vendimi i presidentit amerikan, i komunikuar kryeministrit ukrainas Denys Shmyhal në një vizitë në Uashington, është se SHBA do të ndalojë së shpejti në portet amerikane hyrjen për anijet ruse ose mjetet e lidhura me qeverinë e Moskës.
Tune in as I provide an update on our efforts to support the people of Ukraine and announce additional assistance. https://t.co/mjwhdQVcTC
— President Biden (@POTUS) April 21, 2022
SHBA “nuk do të heqë dorë kurrë nga lufta kundër tiranëve”, sulmoi më pas shefi i Shtëpisë së Bardhë, duke theksuar se objektivat e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj janë “të parandalojnë Putinin të pushtojë Ukrainën dhe të vazhdojë ta izolojë atë”.
Biden pastaj vuri në dyshim se Mariupol ka rënë plotësisht në duart ruse: “Nuk ka asnjë prove”.
Edhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, pas njoftimeve të Presidentit Biden, shprehu mbështetjen e tij të plotë për Ukrainën.
“Për gati tetë javë Rusia po kryen sulmin e saj të egër ndaj Ukrainës, sovranitetit, pavarësisë, lirisë dhe popullit të saj. Nga Bucha në Kramatorsk, nga Kharkiv në Mariupol, ne kemi parë brutalitetet dhe mizoritë e Rusisë lakuriq para syve të botës. Por tani dimri ukrainas është kthyer në pranverë ukrainase, populli ukrainas do të fitojë”.
“Ne do të vazhdojmë t’i ofrojmë Ukrainës armë që forcat e saj t’i përdorin në mënyrë efektive në terren për t’u mbrojtur”, shtoi Blinken, duke iu referuar paketës së re të ndihmës që përfshin artileri të rëndë, drone dhe municione.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje