Politike

Zyrtarja e lartë e DASH-it do të vizitojë Shqipërinë në 28 prill

Gazeta Si – Ndihmës Sekretarja për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike Dr. Karen Donfried, do të vizitojë Shqipërinë më 28 prill.

Departamenti Amerikan i Shtetit, njofton vizita e saj përkon me 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri.

“Ajo do të nënvizojë gjithashtu mbështetjen tonë të fortë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe integrimin ekonomik rajonal, si dhe do të theksojë nevojën për të zbatuar plotësisht reformën në drejtësi dhe për të luftuar korrupsionin.”- thuhet në njoftim.

Ajo do të udhëtojë në Ballkanin Perëndimor nga 25 deri më 29 prill, ku do të vizitojë edhe Bosnjën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë.

Në 25 prill do vizitojë Kosovën, më 26 prill Serbinë, më 27 Bosnjë Hercegovinën, ndërsa më 29 Malin e Zi.

Lajmi është pohuar nga ambasadorja amerikane Yuri Kim, e cila ka zbardhur edhe axhendën.

“Më 28 prill, ajo do të përkujtojë 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri dhe do të falënderojë Shqipërinë për partneritetin tonë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe për angazhimin e saj ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës përballë agresionit rus”, – shkruan ambasadorja amerikane në Tiranë. –

Kim shton se Donfried, do të nënvizojë gjithashtu “mbështetjen tonë të fortë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe integrimin ekonomik rajonal”.

Përfshirë edhe “nevojën për të zbatuar plotësisht reformën në drejtësi dhe për të luftuar korrupsionin”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë