Gazeta Si – Ukraina ka deklaruar se Rusia refuzoi një kërkesë për një armëpushim gjatë festës së Pashkëve Ortodokse.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres bëri thirrje për një armëpushim 4 ditor deri në të dielën e Pashkëve në mënyrë që korridoret humanitare të mund të hapeshin.
Ndërkohë që forcat ruse po përparojnë në Lindje të Ukrainës duke vendosur nën kontroll disa territore të reja.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se arritjet e forcave ruse në lindje të vendit janë vetëm të përkohshme dhe trupat do të detyrohen të kthehen përtej kufirit.
Forcat ruse pushtuan 42 fshatra në rajonin lindor të Donetskut. Këshilli i qytetit të Mariupolit ka publikuar imazhe ajrore që duket se tregojnë se forcat ruse po varrosin vendasit në varreza masive.
Banka Botërore ka bërë të ditur se dëmet fizike në ndërtesat dhe infrastrukturën e Ukrainës nga lufta kanë arritur afërsisht 60 miliardë dollarë. Shuma do të vazhdojë të rritet ndërsa lufta vazhdon.
Pro-Kremlin resource Readovka reported about the death of 13,414 #Russian soldiers while around 7,000 are being missed. These numbers were announced at a closed briefing of #Russia's Ministry of Defence. The post by Readovka has already been deleted. pic.twitter.com/9kOTnR0KA9
— NEXTA (@nexta_tv) April 22, 2022
Kjo nuk është hera e parë që ndodh dhe misteri është i destinuar të mbetet, ndoshta, pa zgjidhje.
Faqja e lajmeve “Readovka”, pranë Kremlinit, dyshohet se postoi njoftimin e bërë nga Ministria e Mbrojtjes e Moskës se në Ukrainë “13,414 ushtarë rusë u vranë dhe 7,000 të tjerë rezultojnë të zhdukur”.
Megjithatë, informacioni është fshirë dhe hequr menjëherë nga faqja e uebit.
Kështu bën të ditur faqja opozitare “Nexta.tv”, e cila publikon një screenshot të postimit të supozuar të Readovkës në të cilin shfaqet fotografia e zëdhënësit të mbrojtjes ruse, Igor Koneshenkov.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje