Bota

Beteja për Mariupolin, mes varreve masive dhe 100 mijë civilëve të rrethuar

Gazeta Si – Një kompani satelitore amerikane pohon se ka identifikuar një vend varrimi masiv që përmban rreth 200 varre pranë Mariupolit.

Bëhet fjalë për qytetin-port, që forcat ruse janë përpjekur të marrin kontrollin prej javësh, por pa ia arritur deri tani.

“Maxar” bëri me dije se imazhet tregonin një zgjerim të varreve qysh nga fundi i marsit.

Zyrtarët lokalë ukrainas akuzojnë rusët për varrosjen e civilëve të Mariupolit të vrarë nga trupat ruse. Moska ende nuk është përgjigjur lidhur me këtë akuzë.

Trupat ruse kontrollojnë pjesën më të madhe të Mariupolit pas javësh bombardimesh dhe luftimesh.

“Na duhet vetëm një gjë: evakuimi i plotë i popullsisë. Në Mariupol ka ende rreth 100 mijë njerëz”, – është apeli i ri i kryebashkiakutt, Vadym Boychenko.

Ndërkohë, disa forca ukrainase janë në një fabrikë çeliku në qytet, të fhehur në tunelet e nëndheshme.

Presidenti Putin ka braktisur planet për të sulmuar fabrikën “Azovstal” dhe u ka thënë trupave që ta mbyllin atë.

Mediat raportojnë se varri masiv i supozuar, është afër një fshati të quajtur Manhush rreth 20 km (12 milje) në perëndim të Mariupolit.

Kompania “Maxar” tha se kishte katër seksione të rreshtave linearë rreth 85 metra të gjatë.

Këshilli i qytetit të Mariupolit më herët lëshoi ​​një deklaratë duke akuzuar rusët për varrosjen e civilëve në të njëjtin vend.

Këshilli tha se rusët po hapnin llogore dhe përdornin kamionë për të sjellë kufomat dhe ofroi imazhe ajrore të zonës.

Kryetari i bashkisë së qytetit Vadym Boichenko thotë se dhjetëra mijëra civilë mund të jenë vrarë në Mariupol.

Moska ka mohuar vazhdimisht akuzat nga Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë se trupat ruse janë përgjegjës për vrasjet masive të civilëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë