Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka mbledhur kryetarëve të degëve në të gjithë vendin.
Kryemadhi tha se për ta kjo periudhë ka qenë e vështirë. Sipas saj, presioni i qeverisë ndaj LSI ka qenë i jashtëzakonshëm.
“E di që është e vështirë. Presioni i qeverisë ndaj LSI-së është i jashtëzakonshëm. Pema që ka kokrra gjuhet, Ne ekzistojmë. I lëmë pa gjumë natën. I bezdisim. Ne kemi marrë vota për 11 mandate në zgjedhjet e 25 Prillit.
Paratë e Inceneratorëve kanë qenë të hedhur kundër LSI. Kapja e opozitës me paratë e Inceneratorëve ishte një nga dëmet më të mëdha ndaj Shqipërisë.
U thye shpresa e ndryshimit. Shqiptarët besonin në ndryshim po tradhtia do i kushtojë edhe të ardhmes së Shqipërisë.
Secili nga ne e ka të domosdoshme për të gjetur veten në betejat që do vijnë”, deklaroi Kryemadhi.
Ajo u shpreh se ka ardhur koha të nisin me një energji të re ndërsa paralajmëroi një sërë denoncimesh në prokurori.
“Ka ardhur koha të ristartojmë me energji të re dhe një pasion që gjendet brenda nesh. Kemi mundësi pa fund për të ristartuar dhe për të riorganizuar. Po bëjmë gati një listë të madhe denoncimesh që do ia dërgojmë prokurorisë. Edhe pse shumë gjëra zvarriten kur bëhet fjala për mbështetësit e qeverisë. Nuk kemi frikë për ta evidentuar”, u shpreh ajo.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje