Politike

Berisha i kundërpërgjigjet Kim: Ndërhyrje në drejtësi, DASH të mos e lejojë këtë

Ish-kryeministri Sali Berisha i është kundërpërgjigjur ambasadores amerikane Yuri Kim për deklaratën e bërë sot në konferencë, ku ai u shpreh se diplomatja ka ndërhyrë në procesin gjyqësor për regjistrimin e Statutit të Kuvendit të 11 dhjetorit.

Sipas Berishës, ambasadorja ka pranuar vetë në reagimin e saj se ka ndërhyrë në sistemin e drejtësisë në vend.

Ish-kryeministri e konsideron të papranueshëm dhe të rëndë qëndrimin e diplomates. Berisha i bën thirrje Departamentit të Shtetit amerikan të mos lejojë ndërhyrjet e ambasadores Kim në proceset gjyqësore në Shqipëri.

“I bëj thirrje Departamentit të Shtetit të mos lejojë ndërhyrjet e palejueshme të ambasadores Kim në proceset gjyqësore dhe pavarësinë e drejtësisë në Shqipëri”, ka thënë Berisha.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë