Politike

A i druhet Apelit? Berisha: Ky është evolucion, gjykatësja shkroi ligjin e Shtetit

Komisioni i Organizimit në Partinë Demokratike njoftoi të dielën zhvillimin e zgjedhjeve për 14 kryetarë degësh.

Ish-kryeministri Sali Berisha votoi në seli bashkë me bashkëshorten e tij për zgjedhjen e kryetarit të degës numër dy në Tiranë.

Berisha tha se i gjithë procesi në PD mund të konsiderohet si revolucion.

Teksa u pyet për një vendim ndryshe të Apelit, Berisha u përgjigj:  

“Ky është një revolucion, ju garantoj unë ju. Ju keni parë këto kohë një lloj rënie të valës, por që në të vërtetë s’ka qenë rënie, por angazhim total i këtyre burra e grave, kudo janë në procesin zgjedhor të PD, por këta sot janë në këmbë e të jeni të sigurt marshin e lirisë s’ka e s’mund të ketë forcë që mund ta ndalë.

Sa i përket standardit, një gjykatëse vendosi dje të shkruajë ligjin e shtetit. Në një akt që tejkalon jashtë çdo imagjinatë me një presion të tmerrshëm ndaj të cilit një njeri që ka minimumin e karakterit, nuk i lejon vetes akte të tilla.

Jam i bindur që asgjë e asnjë vendim, për arsyen se kjo është e qartë si dita e diellit, është po ajo gjykatëse që nuk ka pranuar ankesën tonë sepse ne nuk ishim palë, por tani ajo shpalli palë atë që në mënyrë absolute nuk ishte palë, shkruajti ligjin në aktin më të shëmtuar të CV të saj së pari, por të shumë, është pak më komplekse, ky revolucion nuk ndalet nga asgjë…”, tha ai


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë