Bota

Rusia: Raketa interkontinentale ‘Sarmat’ gati brenda vjeshtës

Gazeta Si – Sarmat ICBM i ri do të jetë “gati për përdorim deri në vjeshtë”. Këtë e ka bërë të ditur Dmitry Rogozhin, kreu i “Roscosmos”, kompania ruse përgjegjëse për fluturimet në hapësirë.

Të mërkurën, Moska testoi raketën nga kozmodromi “Plesetsk” dhe presidenti rus Vladimir Putin përgëzoi ushtrinë për suksesin e testit.

Raketa e re balistike “është sot edhe më e paprekshme ndaj mbrojtjes amerikane falë zgjidhjeve të saj inxhinierike”, shpjegoi kreu i ‘Roskosmos’.

“Zgjidhjet inxhinierike të zbatuara në këtë system, forcojnë paprekshmërinë e tij ndaj mbrojtjes raketore të SHBA”, – tha Rogozhin.

“Ky sistem tejkalon disa herë aftësitë e kundërshtarit tonë, raketës Minuteman-III”, shtoi Rogozhin. Minuteman-III i Forcave Ajrore Amerikane ka një rreze prej 14 mijë kilometrash.

Pas testimit të saj para pak ditësh, SHBA-të u shprehën se nuk ishte një surprizë apo një paralajmërim për kërcënim.

Kjo, sepse agjencitë ligjzbatuese kishin më herët informacione dhe se nuk e shikonin sit ë rrezikshme.

Ndërkohë, ministria ruse e Mbrojtjes, thotë se SHBA po përgatit provokime për të akuzuar Rusinë për përdorimin e armëve të shkatërrimit në masë në Ukrainë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë