Kështjella gotike që inspiroi “Dracula” po organizon mbledhjen më të madhe të vampirëve, ose të paktën njerëz të veshur si të tillë. Për të festuar 125 vjetorin e publikimit të novelës horror.
Me vendndodhje në Yorkshire të veriut, në Britani, ndërtesa e Whitby Abbey përfshin një manastir të ndërtuar në vitet 600.
Autori i novelës, Bram Stoker, vizitoi ndërtesën në vitin 1890. Ai zgjodhi dhe emrin e personazhit kryesor aty, Vlad Tepes. Kështjella është pjesë e novelës.
Më 26 maj, kështjella synon të thyejë rekordin për organizimin më të madh të vampirëve. Rekordi mbahet nga Ed Kuhlmann, që mblodhi 1.039 vampirë në Virxhinia, 2011, sipas Guinness.
Hyrja në kështjellë do të jetë falasa për ata që do të veshin kostume elegante si vampirë.
Kjo do të thotë që duhet të vishni bluzë të zezë, këpucë të zeza, kostum të zi dhe një velo të zezë. Sigurisht mos harroni dhëmbët.
Eventi do të ketë muzikë live, ushqime dhe pije. dhe një performancë teatrale të Drakulës./CNN
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje