Politike

Zgjedhje për kryetarin e PD-së Bulqizë dhe Himarë, por ka kontestime për listat  

Në PD-në e Himarës dhe Bulqizës po votohet për kandidatët për kryetarë, një proces i iniciuar nga Komisioni i Organizimit.

Kandidatët për Kryetar për PD-në e Buqizës janë:  Fatos Jaho Hoxha dhe Shaqir Mislaf Manjani.

Ndërsa  për PD-në e Himarës garojnë:  Afrovita Dhimojani;  Alketa Kiço Simo dhe Marin Panajot Suli.

Kandidatët për kryetarë dege në gjithë vendin nga PD-ja po votohen sipas parimit “një anëtar një votë”.

Ndërkohë gjatë këtij procesi ka pasur edhe kontestime nga kandidatët e përshirë në garë.

Komisioni i Rithemelimit ka njoftuar përmes një deklarate se po shqyrtohen ankesat e kandidatëve.

“Pranë Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike kanë mbërritur disa ankesa nga kandidatë pjesëmarrës në garë për Kryetar. Komisioni siguron opinionin publik se po shqyrton me seriozitet absolut çdo ankesë e do bëjë transparencë të plotë të të gjithë procesit zgjedhor. “, thuhet në njoftim.

Përplasjet për listat e votuesve shtynë një ditë më parë zgjedhjet për kryetarin e degës së PD në Bulqizë.

Shkak u bë ankimi i dy kandidatëve Defrim Fiku dhe Fatos Hoxha për fryrje të listave me anëtarët e rinj të shtuar nga grupi i Rithemelimit.

Ka pasur pretendime se në listën e anëtarëve janë shtuar emra që nuk janë pjesë e Partisë Demokratike, por i përkasin partive të tjera.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë