PS-ja ka mbledhur të mërkurën Kryesinë ku është diskutuar mbi datën e mbledhjes së Asamblesë Kombëtare.
Në mbledhje u diskutua se cilat do të jenë lëvizjet që do të bëjë PS-ja deri në kandidaturën fituese për Presidentin e ri.
Konkretisht, u diskutua mbi profilin se si duhet të jetë Presidenti i ardhshëm.
Sipas vendimit të kryesisë ku nuk u fol me emra, Presidenti nuk duhet të jetë politikan aktiv.
“Kreu i ardhshëm i shtetit të mos jetë identifikuar me PS. Prioritet për kandidaturën i jepet atyre qe vijnë nga diplomacia dhe jeta akademike”, mësohet të jetë thënë në mbledhje.
“Ne kemi bërë propozimet. Ajo cka kemi thënë publikisht dhe sot në mbledhjen e kryesisë është një vendim i konsoliduar, është se kandidati/tja nuk do të jetë nga grupi parlamentar i PS”, tha Ramna për mediat.
Kryesia vendosi të thërrase Asamblenë Kombëtare të PS në datë 7 Maj.
Partia Socialiste synon që votimi i parë nga pesë të tillë të parashikuar nga Kushtetuta për zgjedhjen e Presidentit të ri ta mbajë në datën 10 maj, dy javë para afatit fundor që është data 24 maj.
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka propozuar më herët se konferenca e kryetarëve të mbahet më 4 maj dhe një javë më vonë të zhvillohet votimi i parë në seancë plenare.
Sa për emrat, Balla përsëriti qëndrimin e socialistëve që për sa kohë nuk janë përmbyllur negociatat nuk do të bëhet publik asnjë emër.
Nga këto negociata PS ka përjashtuar sërish Sali Berishën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje