Politike

Rama: Do kishim bërë Hashim Thaçin  president

I pyetur pas mbledhjes së kryesisë së PS-së, nëse do ishte mundësia tani për të zgjedhur një President të përbashkët me Kosovën, Kryeministri Edi Rama u përgjigj:

“Do kishim vënë Hashim Thaçin dhe do ishte i shkëlqyer dhe do ta kishim votuar me bindje, por fatkeqësisht ai nuk është i pranishëm për momentin në jetën e bashkësisë shqiptare si një qytetar i lirë, pasi ndaj tij po zhvillohet një proces i cili… mos më bëni ta them se ca procesi është”.

Pse nuk negocion me Berishën?

“Nuk ka akoma një proces. E kam thënë dhe e përsëris që është shumë e qartë vija e kuqe për ne. Ne nuk bëjmë asnjë negociatë dhe nuk kemi asnjë komunikim për të ardhmen me atë që në funksion të politikës është përfaqësues i botës së përtejme”, u përgjigj Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë