Nga Gazeta Si – Dy shpërthime u raportuan pasditen e kësaj të enjteje në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.
Sipas ekipeve të CNN në Kiev shpërthimet ishin disa kilometra në lindje të qendrës së qytetit.
Në kanalin e tij Telegram, këshilli i qytetit të Kievit tha se pas tyre qëndron Rusia. Zyrtarët thonë se të gjitha shërbimet e emergjencës janë në vendin e ngjarjes, por deri më tani nuk dihet nëse ka viktima.
Shpërthimet erdhën menjëherë pasi bisedimet midis Presidentit Volodymyr Zelensky dhe Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres përfunduan në kryeqytetin ukrainas.
“Armiku qëlloi në Kiev. Pati dy goditje në rrethin Shevchenkivsky. Të gjitha shërbimet po punojnë në vendngjarje. Informacioni për viktimat po sqarohet”, tha kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko.
Për ngjarjen reagoi edhe këshilltari presidencial i Ukrainës, Mykhailo Podolyak, i cili nënvizoi pikërisht faktin se këto sulme me raketa ndodhën gjatë vizitës zyrtare të Guterres.
“Një ditë më parë ai ishte ulur në një tavolinë të gjatë në Kremlin dhe sot shpërthimet janë mbi kokën e tij. Kartolinë nga Moska?”, shkroi ai në një postim në Twitter. Më herët, Guterres tha se pushtimi rus i Ukrainës shkeli statutin e OKB-së.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje