Gazeta Si – Shqiptarët do të përfaqësohen sërish në Parlamentin e Serbisë me 1 deputet. Shaip Kamberi, drejtues i Koalicionit të Shqiptarëve të Bashkuar, siguroi votat e nevojshme në zgjedhjet e përsëritura në qendrën 6 të Bujanocit.
Marrjen e mandatit e konfirmoi vetë Shaip Kamberi përmes një postimi në Facebook, ku falënderon gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës për mbështetjen.
Kamberi falënderon po ashtu kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe faktorin politik në Kosovë, Memli Krasniqin dhe Lumir Abdixhikun.
“Është nderim i veçantë që politika jonë e shprehur në parlamentin e Serbisë gëzon mbështetjen e hapur dhe të plotë nga Ju, si Kryetar i Qeverisë dhe si bartës i listës më të votuar në Republikën e Kosovës. Kjo përkrahje shpërfaq përkushtimin Tuaj dhe të Qeverisë që kryesoni për interesat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, të shtypur dhe të diskriminuar nga Republika e Serbisë”, – shkruan Kamberi
Duke theksuar se Lugina e Preshevës do të bashkëpunojë me Kosovën e Shqipërinë, Kamberi thotë se kjo është një nevojë kombëtare dhe europine.
Zgjedhjet në këtë qendër u përsëritën pasi politikanët shqiptarë të Luginës, nxorën në pah parregullsitë me listat e zgjedhësve për shkak të procesit të pasivizimit të adresave.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje