Politike

Nikolla lajmëron deputetët: Më 4 maj fillojnë procedurat për Presidentin e ri  

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka nxjerrë urdhrin për mbajtjen e Konferencës së Kryetarëve më 4 maj me rend ditë fillimi i procedurave për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës, por edhe për përcaktimin e datës së raundit të parë të votimit.

Ndërkohë Kuvendi ka publikuar edhe shkresën e kryetarit të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ku thuhet se procedurat për zgjedhjen e Presidentit duhet të fillojnë jo më vonë se data 24 maj.

“Duke patur në vëmendje afatet maksimale për çdo raund votimi të përcaktuara në pikën 2 të nenit 86 të Kushtetutës së Republikës dhe pikës 3 të nenit 109 të Rregullores së Kuvendit si dhe numrin maksimal të këtyre raundeve (pesë) sipas pikave 3 dhe 4 të nenit 86 të Kushtetutës dhe pikës 3 të nenit 109 të Rregullores së Kuvendit, ju parashtroj kërkesën që Kuvendi i Shqipërisë të fillojë procedurat se zgjedhjes së Presidentit më datën 4 maj 2022”, thuhet në shkresën e Ballës.

Bazuar në Kushtetutën e Shqipërisë, Balla propozon që raundi i parë i votimit për zgjedhjen e Presidentit të ri të zhvillohet në një seancë plenare të posaçme, e cila të mbahet në datën 10 maj


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë