Politike

Topalli në Kuvendin e PD: Koha që PD të kthehet tek vetja

Jozefina Topalli është figura e parë publike dhe ish-funksionare e lartë e demokratëve që u rikthye në PD, duke marrë pjesë në Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha

Topalli deklaroi për mediat pak para punimeve të Kuvendit se sot është koha që PD të kthehet te vetja.

“Sot është një moment kur PD mund të kthehet te vetja e saj. Kam besim se do ta bëjë. Kemi kaluar shumë herë momente të vështira por nuk jemi tërhequr. Jemi hedhur në besimet tona. Është rasti për ta bërë edhe njëherë. Unë ndoshta mund të them një gjë.. Edhe pa qenë në krye të PD.

Edhe pa qenë deputete njeriu duhet të gjejë forcën për të thënë të vërtetën e saj. Nuk është nevoja për të pasur karrige për të bërë beteja. Besoj se duhet të bëjmë beteja të vërteta.

E rëndësishme është që bashkimi të bëhet mbi vlera. Te njerëzit e thjeshtë. Tek ata që kërkojnë një opozitë reale. Nuk ka dëm më të madh se t’i japësh vendit një opozitë farsë. Dhe sot është dita për të bërë kthesë”, deklaroi Topalli.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë