Bota

Nancy Pelosi viziton Kievin: Jemi me Ukrainën deri sa të mbarojë lufta

Gazeta Si – Nancy Pelosi, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, ndodhet në Kiev, ku është takuar me Volodimir Zelenskijn.

Vizitën e bëri të ditur vetë presidenti ukrainas, duke postuar një video të takimit në Twitter, ku morën pjesë edhe disa deputetë amerikanë.

“Ne e bëjmë këtë vizitë për t’ju falënderuar për betejën tuaj për liri. Beteja juaj është për të gjithë. Angazhimi ynë është të jemi këtu derisa të përfundojë beteja,” tha ajo.

“Unë u takova me kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi në Kiev. SHBA-ja është një lider në mbështetje të fortë për luftën kundër agresionit rus. Faleminderit që ndihmuat në mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të shtetit tonë!”, komentoi Zelenskij.

Në vizitën e saj në Kiev, Pelosit iu bashkuan përfaqësuesit amerikanë, Jason Croë, Jim McGovern dhe Adam Schif.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë