Gazeta Si – Pamjet që vijnë nga mediat sociale, tregojnë një skenë makthi: njerëz që ngarkojnë një trup, të mbështjellë me një çarçaf të verdhë, në një makinë në oborrin e një spitali për të moshuarit.
Por më pas, një ankth i vërtetë. Punonjësit thërrasin një infermiere, i bëjnë shenjë të hapë çantën, pasi kanë vënë re se nga brenda vijnë shenja jete.
Një punonjës i zyrës mortore të spitalit të të moshuarve hap, vëzhgon dhe mbyll qesen. Protesta dëgjohen përreth.
Në atë moment infermierja kthehet në zyrë, konsultohet me eprorët dhe pranon të marrë qesen mbrapa dhe ta sjellë pacientin ende gjallë ose ende jo vdekur në repart.
Një skenë kaosi, emblematike e anktheve të shumta të shkaktuara nga vala e Covid-19 që ka rrethuar Shangain që nga fillimi i marsit.
Infeksionet mes 26 milionë banorëve janë më në fund në rënie (dje ishin rreth 7 mijë).
Totali ka kaluar shifrën 600 mijë, shumica dërrmuese janë asimptomatikë, por të gjithë përfundojnë në izolim, në qendra, ku kushtet e higjienës dhe pritjes janë kritike (dhe të kritikuara nga pacientët).
Deri më 17 prill, autoritetet nuk kanë raportuar asnjë të vdekur, ndonëse prej ditësh qarkullojnë informacione për dhjetëra vdekje në strehimore dhe shtëpi përkujdesjeje për të moshuarit.
Videoja nga spitali i të moshuarve Xinchangzheng, në lagjen “Putuo”, duket se konfirmon dyshimet për krizën në ambientet e spitalit të Shangait.
Autoritetet kanë hapur një hetim, pa zbuluar nëse pacienti në çantën e vdekjes ishte infektuar me Covid. Kushtet e tij “janë të qëndrueshme”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje