Politike

Pushtimi rus i Ukrainës, Zelensky do të flasë sot në Kuvendin e Shqipërisë në orën 13:00

Gazeta Si – Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelensky do t’i drejtohet të martën Kuvendit të Shqipërisë.

Mesazhi i Zelensky-t drejtuar deputetëve shqiptarë do të jetë përmes platformës Zoom në orën 13:00.

Në këtë mesazh, Presidenti ukrainas pritet që të falenderojë Shqipërinë për rreshtimin në krah të veendit të tij dhe të theksojë rëndësinë e sanksioneve ndaj naftës dhe gazit rus.

Shqipëria u është bashkuar plotësisht sanksioneve të BE ndaj Rusisë.

Presidenti ukrainas u është drejtuar me mesazhe të ngjashme parlamenteve të perëndimit, ku ka folur për rëndësinë e ashpërsimit të sanksioneve ndaj Rusisë.

“Makineria ruse e luftës po financohet me paratë e gazit dhe naftës që blen Europa”, ka përsëritur Zelensky.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë