Ministrat e Energjisë së Bashkimit Europian folën në një zë kundër shantazhit të Putinit dhe duke refuzuar pagesat e gazit dhe të naftës ruse me rubla, ose përndryshe të përballen me ndërprerje.
Gazprom ka njoftuar se do të ndërpresë furnizimin me gaz të Polonisë dhe Bullgarisë nëse nuk paguajnë me rubla. Në një konferencë për shtyp në fund të takimit, ministrja franceze e energjisë, Barbara Pompili tha se ka pasur unitet nga vendet anëtare për t’i përçuar Vladimir Putinit mesazhin se “BE nuk do të paguajë me rubla”.
BE mendon se kjo është shkelje e kontratave të nënshkruara dhe refuzimi për të paguar në monedhën ruse është krejtësisht legjitim.
Rusia ka kërkuar që të paguhet në rubla në një lëvizje që ekspertët e kanë cilësuar si përpjekje për të frenuar zhvlerësimin e monedhës vendase përballë sanksioneve të forta të perëndimit.
Ndërkohë, nëse Rusia vendos ndërprerjen e gazit dhe naftës, plani rezervë i Bashkimit Europian është shtimi i kapaciteteve të depozitave. Sipas rregullores së re të miratuar, depozitat duhet të arrijnë në 80 për qind brenda këtij viti dhe në 90 për qind vitin e ardhshëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje