Politike

“Çdo gjë më e shtrenjtë”, Tabaku: Zgjidhja e qeverisë? Më shumë fonde për inceneratorët

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku nënvizon se, “në mesin e një krize të thellë ekonomike, qeveria ka vazhduar politikat e saj të pagesave të PPP-ve që kanë përkeqësuar gjithnjë e më shumë shëndetin financiar të buxhetit”.

“Familjet shqiptare që shpenzojnë 42% të të ardhurave të tyre po përballen me rritjen e çmimeve ndërsa inflacioni pritet të shkojë më lartë se 5%. Të gjithë produktet kryesore të shportës së ushqimeve janë rritur me mbi 10% duke shtrenjtuar jetesën e shqiptarëve.

Po shpenzohet më shumë për energjinë, për bukën, për qumështin dhe vezët.

Çdo gjë më e shtrenjtë! Çdo produkt më i kushtueshëm ndërsa të ardhurat vetëm tkurren.

Zgjidhja e qeverisë? Më shumë fonde për inceneratorët, për PPP-të dhe koncesionet! Më shumë taksa për qytetarët dhe më pak të ardhura për shqiptarët! Pasi taksat e shqiptarëve janë fitimi koncesionarëve!

Fatkeqësi që në një kohë krize shqiptarët kanë një qeveri që u merr gjithçka shqiptarëve dhe ua jep oligarkëve!”, shkruan Tabaku në faqen e saj Facebook


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë