Bota

Draghi ka gati paketën ekonomike për të ndihmuar familjet dhe bizneset nga rritja e çmimit të energjisë

Italia me në krye, kryeministrin Draghi ka përgatitur një paketë ekonomike prej 14 mld eurosh për të ndihmuar familjet vulnerabël, bizneset dhe investitorët që të përballojnë çmimet e energjisë.

Kryeministri Mario Draghi tha se qëllimi i tij është të ndihmojë qytetarët italianë në krizën e shkaktuar nga pushtimi rus në Ukrainë.

Masat përfshijnë një pagesë të njëhershme në para prej 200 € për miliona italianë që jetojnë me të ardhura ose pensione të ulëta, subvencione të çmimeve të energjisë për familjet në nevojë, kredi për bizneset për të përballuar kostot më të larta të energjisë dhe fonde shtesë për qeveritë vendore.

Duke pasur parasysh kapacitetin e saj të kufizuar për huamarrje shtesë, qeveria do të financojë këto masa mbështetëse duke rritur taksën mbi fitimet e papritura të kompanive të energjisë në 25%, nga 10% që ishte parashikuar kur taksa u shpall për herë të parë në mars.

“Masat e sotme trajtojnë mbi të gjitha problemin e kostos së jetesës, që po dëmton shumicën e qytetarëve tanë,” tha Draghi, duke shpalosur planin në një konferencë për shtyp. “Vendosmëria e qeverisë për të mbështetur ekonominë, familjet dhe firmat mbetet intensive, e vendosur dhe vendimtare.”

Nisma vjen vetëm disa ditë pasi të dhënat treguan se produkti i brendshëm bruto i Italisë u tkurr 0.2% në tre muajt e parë të 2022, pasi ekonomia u godit nga efektet e variantit Omicron të Covid-19 dhe ndikimi në treg i Pushtimi i Rusisë në Ukrainë. /Financial Times


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë