Ish kryeministri Sali Berisha ka kërkuar që të anulohen vizat turistike për çdo qytetar rus që kërkon të hyjë në Shqipëri.
Kërkesa e Berishës erdhi për mediat jashtë Parlamentit, pas video-mesazhit të Presidentit ukrainas Zelensky i cili kërkoi nga Shqipëria që “të mbyllë portet për anijet ruse, të kufizojnë ardhjen e turistëve rusë”.
“Imagjinoni vrasës, përdhunues, pasi kryejnë masakra të vijnë e të dynden në plazhet tona për të rikuperuar për të marrë veten kjo ishte një fyerje e rëndë për ju që ndoqet fjalën e Zelensky kjo ishte dhe një kërkesë e tij.
Çfarë ishte ky gjest mes kësaj barbarie kjo ftesë për rusë të cilët po bëjnë luftën më të padrejtë në tërë historinë e tyre të gjatë.
Ndaj kërkoj me urgjencë që të anulohen vizat për çdo qytetar rus që kërkon të hyjë në Shqipëri”, tha ai.
Berisha tha gjithashtu se duhet të ndërmerren edhe dy akte si qëndrim ndaj luftës në Ukrainë.
“Kërkoj largimin e ambasadorit rus nga Tirana dhe tërheqjen e ambasadorit shqiptar nga Moska.
Zvogëlimin e marrëdhënieve politike dhe diplomatike me Rusinë si një dëshmi ndaj një qëndrimi të papajtueshëm ndaj një vendi të lirë. Shpreh solidaritetin tim më të madh për Ukrainën dhe popullin e saj”, tha Berisha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje