Ne rrjet

Johnson pranon gabimin për Krimenë. TV rus: Me një raketë shkaktojmë cunami në Britani!

Gazeta Si – Mungesa e ndihmës ndaj Ukrainës në vitin 2014, kur Krimea u aneksua nga Rusia, ishte një gabim.

Kështu u shpreh kryeministri britanik, Boris Johnson, në fjalimin e tij në një video-lidhje me ‘Verkhovna Rada’, Parlamenti ukrainas.

“Ne, që jemi miqtë tuaj, duhet të jemi të përulur për atë që ndodhi në vitin 2014, kur Ukraina u pushtua për herë të parë, Krimea iu mor Ukrainës dhe filloi lufta në Donbass”, tha ai.

“E vërteta është se ne kemi qenë shumë të ngadaltë për të kuptuar se çfarë po ndodhte me të vërtetë dhe kolektivisht nuk kemi qenë në gjendje të vendosim sanksionet që duhet t’i kishim vendosur Vladimir Putinit, – vijoi. – Tani nuk mund të përsërisim të njëjtin gabim”.

“Ne nuk synojmë të provokojmë ndonjë ndryshim gjeopolitik në Moskë. Por ishim të parët që shtymë pjesën tjetër të botës për të miratuar sanksione anti-ruse, sepse duam t’i japim fund vuajtjeve të popullit ukrainas”.

Këto deklarata, kryeministri britanik, i dha më herët këtë të martë në një intervistë dhënë programit ‘Good Morning Britain’ në kanalin Itv.

Qeveria britanike nuk po kërkon “asnjë rezultat” përveç atij aktual në politikën e brendshme ruse si rezultat i mbështetjes së saj për Ukrainën kundër pushtimit të forcave të Vladimir Putinit, as nuk dëshiron të shkaktojë “një ndryshim gjeopolitik” në dëm të Moskës.

Këtë e nënvizoi kryeministri Boris Johnson gjatë intervistës së tij. “Ne kemi pasur një rol udhëheqës në solidarizimin e botës drejt një pakete sanksionesh më të ashpra” anti-ruse, “vetëm sepse “ne jemi të interesuar për popullin ukrainas që po vuan”.

Johnson tha se është “krejtësisht e pajustifikueshme për të parë një vend të lirë të pushtuar dhe të shkatërruar”.

Kryeministri konservator, më pas përcaktoi kërcënimet e ngritura së fundmi kundër ambasadores britanike në Ukrainë, Melissa Simmons, e cila u kthye në Kiev ditët e fundit.

Kthimi i Simmons përfaqëson rastin që nxiti Parlamentin ukrainas (Verkhovna Rada), të ftojë Johnson sot për të mbajtur një fjalim në një lidhje video me deputetët e Kievit (lideri i parë botëror që nga fillimi i luftës).

Johnson më pas konfirmoi se ambasada britanike në Kiev do të rihapet së shpejti dhe theksoi se autoritetet britanike kanë lëshuar tashmë 86,000 viza dhe 27,000 njerëz kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar deri më tani.

Por erërat e luftës që fryjnë nga Rusia nuk qetësohen. Në një transmetim të transmetuar në një TV në Moskë, prezantuesi u shpjegoi shikuesve potencialin e një siluri-raketor, “Poseidon”, i cila do të ishte në gjendje të “shkaktonte një cunami radioaktiv 500 metra që mund të zhdukte Mbretërinë e Bashkuar”.

Një lajm i tillë është raportuar edhe në media të ndryshme ndërkombëtare. “Shpërthimi i torpedos termonukleare pranë bregut të Britanisë së Madhe, do të shkaktojë një cunami gjigant, deri në 500 metra të lartë”, – tha Dimitry Kiselyov në TV, duke shtuar – sipas raporteve nga faqja polake “Fakt” – se raketa “udhëton në një thellësi prej 1 km dhe me një shpejtësi prej 200 km në orë. Nuk ka asnjë mënyrë për ta ndaluar atë”.

Duke folur për një tabelë sfondi që tregon MB të fshirë nga harta e botës, moderatori shtoi: “Ky cunami është gjithashtu një bartës i dozave jashtëzakonisht të larta të rrezatimit. Duke përmbytur Britaninë, ajo do të kthejë gjithçka që ka mbetur prej tyre në një djerrinë radioaktive, të padobishme për çdo gjë”.

Kiselyov kërcënoi gjithashtu një sulm me ‘Sarmat 2’, raketën e fundit bërthamore ruse që u testua nga Putin dy javë më parë, e cila ai beson se mund të shkatërrojë plotësisht vendin me një goditje të vetme.

“Ishulli është aq i vogël, sa mjafton një raketë ‘Sarmat’ për ta fundosur një herë e përgjithmonë” – tha ai, raketa” është në gjendje të shkatërrojë një zonë me madhësinë e Teksasit apo Anglisë. Vetëm një lëshim Boris dhe nuk ka më Angli…”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë