Bota

Video/ Një tjetër tragjedi në Ukrainë, aksident rrugor me 27 të vdekur

Gazeta Si – Nuk ndalen tragjeditë në Ukrainë. Ministria e Brendshme, tha se të paktën 27 persona humbën jetën në përplasjen mes një autobusi, një kamioni me karburantin dhe një makine në rajonin perëndimor Rivne.

Aksidenti ka ndodhur në autostradën mes Kievit dhe qytetit Chop. Nga 38 pasagjerët që ishin në autobus, vetëm 12 shpëtuan.

Edhe shoferi i kamionit ka shpëtuar, por ndodhet në gjendje kritike për jetën. Viktima e 27-të është drejtuesi i makinës së përfshirë.

Sipas informacioneve paraprake, mjeti ka qenë fajtori i aksidentit, i cilësuar nga autoritetet si “tragjedia më e madhe në rrugët e Ukrainës në dhjetë vitet e fundit”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë