Ka ndodhur

Turistet gjermane alarmojnë policinë në Ksamil, gjenden në ujërat greke

Gazeta Si – Dy turiste gjermane, të cilat u shpallën të zhdukura në plazhin e Ksamilit, janë gjetur pas më shumë se 6 orësh kërkime.

Ato u shpallën të zhdukura, pasi rreth orës 12:00 morën me qira një pedalion me qira në plazhin e Ksamilit dhe tejkaluan afatin e kthimit.

Xhiroja ishte parashikuar të zgjaste 3 orë, prej 12:00 deri në 15:00

Pasi ka kaluar ora në të cilën duhet të riktheheshin, pronari ka  njoftuar Policinë Kufitare, e cila së bashku me policinë greke janë vënë në kërkim.

Dy pedalonët janë gjetur të shtyra nga rrymat detare në ujërat greke. Policia greke i ka rimorkiuar ato dhe ia ka dorëzuar palës shqiptare.

Dy pedalonët bashke me dy shtetaset e huaja me shtetësi gjermane janë sjellë në portin e Sarandës. Tiristet gjermane janë në gjendje të mirë shëndetësore.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë