Bota

Bomba në të gjithë Ukrainën. Rusia simulon sulme me raketa balistike

Gazeta Si – Sirenat e alarmit kundërajror ranë në të gjithë Ukrainën mesnatën e të enjtes. Sipas asaj që raporton “Kyiv Independent”, duke cituar kryeqytetin Kiev dhe qytetin e Kharkiv, banorët janë futur në strehime të sigurta.

Alarm gjithashtu ka paur edhe në rajonet Dnipropetrovsk, Donetsk, Khmelnytsky, Cherkasy, Zhytomyr, Poltava, Ivano-Frankivsk, Kirovohrad, Vinnytsia, Volyn, Chernivtsi, Zakarpattia, Mykolaiv, Lviv, Ternopil, Odesa dhe Zaporizhia.

Gjatë natës, shpërthime në Kiev, Mykolaiv, Odessa dhe Kherson, ndërsa sirenat kundërajrore ranë në të gjithë vendin.

Rusia ka shpallur një armëpushim treditor për të lejuar evakuimin e civilëve nga uzina e çelikut “Azovstal”.

OKB-ja dhe Zelensky konfirmojnë se dhjetëra njerëz u evakuuan nga Mariupol të mërkurën.

Trupat ruse arritën të depërtojnë në perimetrin e uzinës së çelikut ku janë të bllokuar rreth dy mijë luftëtarë të batalionit Azov.

Ndërkohë, forcat ruse kanë praktikuar sulme të simuluara me raketa të afta për të mbajtur koka bërthamore në enklavën perëndimore të Kaliningradit.

Provat janë kryer në zonën që ndodhet midis Polonisë dhe Lituanisë, njoftoi Ministria e Mbrojtjes në një deklaratë.

Rusia ka praktikuar “lançime elektronike” të simuluara të sistemeve të raketave balistike të lëvizshme “Iskander” me aftësi bërthamore, thuhet në deklaratë.

Në stërvitje u përfshinë më shumë se 100 ushtarë, të cilët gjithashtu kryen “veprime në kushte të rrezatimit dhe kontaminimit kimik”.

Sulmet e vetme dhe të shumëfishta u simuluan kundër objektivave të tilla si aeroportet dhe postet komanduese të një armiku të rremë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë