Presidenti Ilir Meta, zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla zhvilluan homazhe në varrezën Dëshmorët e Kombit në nderim të “5 Majit”.
“Sot është një ditë reflektimi dhe angazhimi, për të pasur gjithmonë të shenjta, sovranitetin, lirinë dhe pavarësinë e Atdheut dhe për një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët, e sidomos për të rinjtë dhe të rejat e Shqipërisë”, tha Presidenti Ilir Meta.
Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Varshavë për të marrë pjesë në një konferencë donatorësh për Ukrainën e përkujtoi me një mesazh në rrjetet sociale.
“Përulësisht me respekt për ata që e deshën atdheun me jetë. Të paharrueshmit, Dëshmorët tanë!”, shkruan ai.
“Sakrifica e tyre sublime ishte çmimi i Shqipërisë së lirë. Në Luftën e Dytë Botërore, Shqipëria u rreshtua në anën e duhur të historisë. Vlerat e antifashizmit dhe të lirisë qëndrojnë në themelet e Shqipërisë demokratike, të Shqipërise europiane”, thotë kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.
Ditën e Dëshmorëve e përkujtoi me një ceremoni të veçantë Policia e Shtetit në Akademinë e Sigurisë, ku u përurua memoriali i dëshmorëve të uniformave blu.
Ceremoni përkujtimore me rastin e ‘5 Majit’ zhvilluan edhe komunistët, që si çdo vit u paraqitën në varrezat Dëshmorët e Kombit me portretet e Enver Hoxhës.
“Ne zgjodhëm 5 Majin për t’u përulur edhe një herë përpara veprës së këtyre 225 dëshmorëve të Atdheut, pjesë e trupës së policisë së shtetit. Ne, në shenjë mirënjohjeje, kemi garantuar pagë për çdo fëmijë nën moshën 18-vjeç të një dëshmorë të atdheut dhe shkollim deri në nivelin master”, deklaroi në këtë ceremoni, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.
Tre oficerë të policisë që kanë rënë në detyrë, por janë shpallur Dëshmorë të Atdheut pasi janë varrosur nga familjarët në varreza normale, do të zhvarrosen dhe do të varrosen sërish në Varrrezat e Dëshmorëve. Elham Elezaj, ish-komandant i RENEA-s i vrarë në korrik të 98’ës gjatë një aksioni për një pengmarrje në zonën e Oxhakut në Tiranë, Rufan Hakrama dhe Artan Cuku, ish-drejtuesi i policisë i vrarë në 2017-ën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje