Niveli i inflacionit në Turqi arriti në pothuajse 70 për qind në muajin prill, thuhet në të dhënat e publikuara më 5 maj.
Ky nivel i lartë i inflacionit paraqet një sfidë të madhe për Qeverinë e presidentit, Recep Tayyip Erdogan.
Indeksi i çmimeve të konsumit u rrit për 69.97 për qind në prill, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Kjo paraqet rritje pasi, sipas të dhënave të agjencisë kombëtare të statistikave, në Turqi çmimet e konsumit në mars kishin qenë 61.14 për qind.
Ekonomistët argumentojnë se problemet sociale në Turqi janë si pasojë e strategjisë jokonvencionale ekonomike të Erdoganit, që ka detyruar shumë investitorë të huaj të largohen nga vendi.
Erdogan insiston se ulja e normave të interesit është e nevojshme për të ulur çmimet e konsumit.
Niveli i lartë i inflacionit po ashtu i atribuohet kolapsimit të monedhës kombëtare turke, lira, që ka bërë që të shtrenjtohen importet e energjisë (REL)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje