Bota

Foto/ Vriten 3 persona pas një sulmi në qendër të Izraelit

Gazeta Si – Tre njerëz janë vrarë dhe të tjerë janë plagosur në Izrael. Sipas policisë, mendohet se është një sulm terrorist. Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit Elad.

Dy sulmuesit, njëri i armatosur me armë dhe tjetri me sëpatë kanë shënjestruar kalimtarët në parkun e qytetit, sipas mediave izraelite. Të dyshuarit janë ende në arrati.

Në funksion të Ditës së Pavarësisë së Izraelit dhe Ditës së të rënëve të festuar një ditë më parë, ushtria izraelite kishte njoftuar mbylljen e Bregut Perëndimor dhe Rripit të Gazës, me përjashtim të rasteve humanitare, mjekësore dhe të jashtëzakonshme.

Lëvizja palestineze Hamas, e festoi sulmin në Elad si një “operacion heroik të cilësisë së lartë”.

Në një deklaratë, të raportuar nga “The Times of Israel”, thuhet gjithashtu se “sulmi terrorist në Elad është një përgjigje ndaj zemërimit të popullit tonë ndaj sulmit të okupatorit kundër vendeve tona të shenjta”.

“Ne dënojmë fuqishëm rastin e fundit të një serie sulmesh të tmerrshme terroriste që kanë tronditur Izraelin kohët e fundit”.

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price, doli në një konferencë shtypi në lidhje me lajmin për një sulm në Elad, në Izraelin qendror.

“Ne përsërisim mbështetjen tonë për aleatin izraelit dhe për sigurinë e tij”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë