Mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS-së zgjati aq sa fjala e kryeministrit Edi Rama. Për pikat e tjera të rendit të ditës që lidheshin me cështje organizative, anëtarët e Asamblesë votuan pa asnjë kundërshtim.
Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, tha në fillim të mbledhjes se PS nuk e ka garën me të tjerët, por me vetveten.

“Kjo reformë i shërben rifreskimit e vetë korrigjimit, qënia gjatë në pushtet ka dhe rreziqet e veta, mund të biesh në një lloj gjumi e kurth, s’ka formulë të suksesit afatgjatë po s’pate riformim.
Ky proces që do ndjekim i shërben forcimit të organizatës jo vetëm me njerëz të ri por të bëhet një organizatë me skelet të fortë strukturor organizativ që pavarësisht garave a humbjeve në vende të caktuara të kemi parti solide që është gjithmonë gati të ringrihet apo të korrigjojë gabimet.
Do bëhet procesi i vecantë për zgjedhjen e kryetarëve të partisë, do jetë proces konkurrues, do kemi ballafaqim idesh para anëtarësisë, jo më atë mënyrën e ngushtë të propozimit të kandidatëve”.
Duke folur per zgjedhjet vendore te vitit qe vjen, Gjiknuri shprehu bindjen për “fitoren e shumicës dërrmuese te bashkive”.
“Për t’u përgatitur si duhet që ne zgjedhjet vendore të ballafaqohemi. Jam i bindur që kjo parti do jetë përsëri e pamposhtur e do i fitojë pjesën dërrmuese të bashkive pse jo të gjitha, por jam i bindur që pjesa dërrmuese do jetë prapë në drejtimin e PS por kjo do punë e duhet nisur që sot. Na pret punë intensive, kemi kohë të mjaftueshme të riorganizohemi e të ballafaqohemi me njerëzit më të mirë, të shohim ku janë problemet reale e identifikojmë njerëzit e duhur që do udhëheqin partinë”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje