Gazeta Si – Në ditën kur Rusia feston përvjetorin e fitores kundër nazizmit në Luftën e Dytë Botërore, një grup hakerësh sulmuan kanalet kryesore ruse të lajmeve, si Rossiya 1, Ntv Plus dhe Pervyi Kanal.
Siç shihet edhe na fotot, emri i secilit program është ndryshuar në një fjali drejtuar popullit rus.
“Në duart tuaja është gjaku i mijëra ukrainasve dhe qindra fëmijëve të tyre të vrarë. Televizionet dhe autoritetet gënjejnë. Jo luftës”, thuhet në të.





Në fakt, konflikti në Ukrainë ka treguar se lufta bëhet edhe në botën virtuale. Qeveria amerikane, përmes një shënimi zyrtar nga zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, ka vendosur një shpërblim prej 15 milionë dollarësh për kapjen e një grupi hakerësh pro-rusë të njohur si “Conti”.
Që nga shpërthimi i luftës, kolektivi ka qenë autor i një sërë sulmesh që kanë goditur infrastrukturat në Kiev dhe në mbarë botën.
Mënyra e tyre e funksionimit është të infektojnë ueb-in me ‘ransomware’ të ndryshëm, një lloj i veçantë ‘malware’ që ju lejon të rifitohet kontrolli i të dhënave më pas, në këmbim të një shpërblimi në para.
“Duke ofruar këtë shpërblim, Shtetet e Bashkuara po demonstrojnë përkushtimin e tyre për të mbrojtur viktimat e mundshme globalisht”, tha Price.
Sipas një auditimi të fundit të FBI-së, më shumë se një mijë viktima i kanë paguar “Conti”-t shpërblime me vlerë mbi 150 milionë dollarë.





Shpërblimi i akorduar nga SHBA, përfshin 10 milionë dollarë për identifikimin e drejtuesve të grupeve dhe 5 milionë dollarë për informacione që çojnë në arrestimin e njerëzve që mbështesin ekipin.
Vetëm nga 24 shkurti, “Conti” kishte nisur një sfidë ndaj “kundërshtarëve të Kremlinit” dhe atyre që i kishin ofruar ndihmë rezistencës ukrainase.
Ndër veprimet që i besohen kolektivit të hakerëve, është ai që vuri në vështirësi serioze platformat tatimore të Kosta Rikës dhe ai që u përpoq të ndërpresë energjinë elektrike në një pjesë të Ukrainës përmes ‘malware Industroyer2’.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje