Politike

Sali Berisha dhe Ibsen Elezi, dy kandidatët zyrtarë për kreun e PD

Komisioni i Organizimit njoftoi se më 22 maj dy do të jenë dy kandidatë nga PD për zgjedhjen e kreut të ri të partisë sipas parimit “Një anëtar një votë”  

“Në përfundim të afatit të paraqitjes së kandidaturave për kryetar të PDSH, kanë shprehur interesim për këtë garë: 1. Z. Sali Berisha dhe 2. Z. Ibsen Elezi

Mbledhja e ardhshme e Komisionit do të mbahet ditën e martë ora 11.00”, thuhet në njoftimin e PD-së.

Një garë kjo krejtësisht formale që paracakton edhe fituesin.

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk u ndje i bezdisur nga mungesa e kandidaturave kur u pyet pak kohë më parë. Ai u shpreh se zgjedhja e tij do të jetë përmes një procesi referendar


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë