Gazeta Si – Ambasadori rus në Poloni, Sergej Andreev, u godit me bojë të kuqe nga disa ukrainas teksa vendosi një kurorë në varrezat e mauzoleumit të ushtarëve sovjetikë në Varshavë në Ditën e Fitores.
Sipas gazetës “Polsatneës”, sulmi ndaj Andreevit, u pasua nga një përleshje. “Jam krenar për presidentin tim”, tha ambasadori rus, duke shtuar se “Republika Popullore e Donjeckut dhe Republika Popullore e Luhanskut nuk i përkasin Ukrainës”.
The Russian ambassador to Poland was attacked as he tried to lay a wreath at the Soviet soldiers' cemetery in Warsaw. pic.twitter.com/FFtBzuRITW
— RadioGenova (@RadioGenova) May 9, 2022
Sergej Andreev mbërriti në varrezat e ushtarëve sovjetikë në kryeqytetin polak i shoqëruar nga disa diplomatë dhe gruaja e tij.
Disa njerëz që ishin mbledhur herët në varreza, ia bllokuan rrugën duke ulëritur ndaj tyre me fjalë fyese.
Në këtë moment, raportojnë mediat polake, ata filluan të hidhnin një bojë të kuqe mbi ambasadorin dhe njerëzit që e shoqëronin.






Ambasadori nuk mundi të vendoste kurorën në varreza siç do të donte dhe u detyrua të largohej i shoqëruar nga policia lokale pas sulmit.
Ambasada ruse në Poloni, ka paralajmëruar tashmë një protestë zyrtare. “Ne do të bëjmë një protestë formale, autoritetet janë informuar për planet tona”, tha Andreev, duke shtuar se forcat policore duhet të kishin garantuar minimumin e sigurisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje