Gazeta Si – Takimi i Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, me kryeministrin ukrainas, Denys Smihal, në Odessa u ndërpre dhe “pjesëmarrësit duhej të strehoheshin në një strehë për shkak të sulmeve me raketa në rajon”.
Kështu ka bërë të ditur një burim evropian. “Diskutimet me kryeministrin, të cilat u ndoqën nga presidenti Volodymyr Zelenskij në video nga Kievi, u fokusuan në atë, se si BE mund të vazhdojë të mbështesë më së miri Ukrainën në adresimin e sfidave humanitare, ekonomike dhe ushtarake me të cilat duhet të përballet aktualisht”, shpjegon burimi.
I came to celebrate #EuropeDay in #Odesa, the city where Pushkin said that "you can feel Europe."
— Charles Michel (@eucopresident) May 9, 2022
And where today the Ukrainian people shield their monuments from bullets and rockets and their freedom from Russian aggression.
You are not alone.
The EU stands with you. pic.twitter.com/kneuEOvepb
Ndërkohë, presidenti francez, Emmanuel Macron, në ceremoninë e përmbylljes së punimeve të Konferencës për Ardhmërinë e Evropës, theksoi se “edhe nëse i japim Ukrainës statusin e kandidatit, të gjithë e dimë se procesi i anëtarësimit kërkon disa vite dhe në fakt ndoshta disa dekada”.
Sipas tij, “kjo është e vërteta që duhet të themi, nëse nuk vendosim të ulim standardet e anëtarësimit dhe si rrjedhim të rimendojmë plotësisht unitetin e Evropës sonë”.
Macron kujtoi gjithashtu se “i takon vetëm për Ukrainës që të përcaktojë kushtet e negociatave me Rusinë, detyra jonë është t’i qëndrojmë asaj pranë për armëpushim dhe për të arritur paqen dhe më pas ne do të jemi atje për të rindërtuar”.
Gjatë fjalimit të tij, Macron theksoi se “ne nuk duhet t’i dorëzohemi tundimit të hakmarrjes. Nesër do të kemi një paqe për të ndërtuar” dhe “do të duhet ta bëjmë atë me Ukrainën dhe Rusinë rreth tryezës. Por kjo nuk do të bëhet as me përjashtimin e ndërsjellë dhe as me poshtërim”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje