Edhe pse njihet nga pjesa tjetër në PD, “Rithemelimi”, si deputet i thjeshtë, Enkelejd Alibeaj vijon axhendën parlamentare si kryetar i grupit.
Ai priti në një takim në Kuvend një përfaqësi nga Komisioni i Jashtëm dhe i Sigurisë së Senatit të Rumanisë, të kryesuar nga Kryetari i Komisionit, Senatori Titus Korlatean.
Në këtë takim, Alibeaj shoqërohej nga zëdhënësja e grupit Oriola Pampuri dhe Kreshnik Çollaku ndër deputetët që janë rreshtuar kah tij në konfliktin e brendshëm të partisë.
”Gjatë takimit të zhvilluar në Kuvendin e Shqipërisë, u theksua marrëdhëniet e mira historike të mirë mes dy vendeve dhe nevoja e intensifikimit të bashkëpunimit dypalësh, ku mbështetja e Rumanisë për integrimin tonë në BE është shumë e rëndësishme.
Gjatë bisedës me kolegët rumunë theksova rëndësinë e garantimit të stabilitetit të Ballkanit dhe ecjen përpara të gjithë rajonit drejt familjes së madhe europiane dhe atlantike e ku përfshihet dhe integrimi i Kosovës në NATO.
Gjithashtu folëm për situatën e krijuar nga lufta në Ukrainë, si çështje e sigurisë ndërkombëtare dhe domosdoshmërinë e zgjidhjes paqësore për të shmangur humbje njerëzore e për të rikthyer stabilitetin ekonomik në Europë”, shkruan Alibeaj rreth takimit të zhvilluar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje