Bota

Koreja e Veriut, Kim Jong-un: Solidaritet me Putinin dhe Rusinë

Gazeta Si – Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un, shprehu “solidaritetin e vendosur” të vendit të tij me Rusinë në një mesazh dërguar presidentit Vladimir Putin për festimin e Ditës së Fitores.

Në mesazh, Kim shprehu afërsinë “me kauzën e popullit rus për të çrrënjosur kërcënimin politik dhe ushtarak dhe shantazhin e forcave armiqësore dhe për të ruajtur dinjitetin, paqen dhe sigurinë e vendit”, raportoi agjencia e lajmeve “KCNA”.

Kim Jong-un shprehu gjithashtu “bindjen se marrëdhëniet strategjike dhe tradicionale të miqësisë mes dy vendeve, do të zhvillohen më shumë në përputhje me nevojat e kohës”.

Koreja e Veriut ka rivlerësuar kohët e fundit lidhjet e saj tradicionale me Rusinë, pavarësisht dënimit të shumë vendeve kundër Moskës për agresionin kundër Kievit, deri në atë pikë sa në shkurt, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Phenianit, motivoi krizën ukrainase si fryt i “politikës hegjemoniste të Shteteve të Bashkuara dhe vendeve aleate”.

Pushtimi rus i Ukrainës, i cili e ka lënë Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të ndarë dhe praktikisht të paralizuar, ka krijuar gjithashtu një mjedis të favorshëm për Kim Jong-un.

Kjo për shkak se ai kërkon të ndjekë zhvillimin e armëve të tij, ndërsa synon të forcojë statusin e Koresë së Veriut në një fuqi bërthamore.

Mes të tjerash, Kim përmes testeve me raketa, synon të negociojë nga pozicioni i fuqisë për heqjen e sanksioneve të udhëhequra nga SHBA.

Vetëm në vitin 2022, Koreja e Veriut ka kryer 15 raunde testesh raketore deri më tani.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë