Deputeti i PD-së, Tritan Shehu, ka depozituar në Kuvend kërkesën për mocion me debat të finalizuar me rezolutë për njohjen e gjenocidit të Srebrenicës, në Bosnjë Hercegovinë.
“Megjithëse i vonuar, ky veprim publik i Kuvendit do të kishte një rëndësi të veçantë, në këto momente të vështira për Europën, me pasoja destabilizuese në Rajonin tonë, që venë në rrezik paqen, bashkëjetesën, e rrugën tonë të integrimit.
Të kujtosh krimet e të kaluarës, të dënosh ato, të kërkosh falje nga autoret, është një domosdoshmëri për mos përsëritjen e tyre.
11 Korriku kërkohet të shpallet si dita e përkujtimit të atij gjenocidi.

Pikërisht nën këtë optikë, shumë shpejt do të procedohet me një iniciativë tjetër të ngjashme, për të njohur e dënuar publikisht e zyrtarisht edhe genocidin serb në Kosovë”, shkruan Tritan Shehu.
Përpos iniciativës, ajo që bie në sy në kërkesën e deputetit demokrat është fakti se në dokumentin bashkëngjitur radhiten deputetë të grupimeve të ndryshme brenda PD-së, nga Grida Duma e deri tek Saimir Koreshi.
Dokumenti është firmosur në bllok edhe nga deputetët e Rithemelimit që kryeson më emrin e Sali Berishës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje