Ka ndodhur

Del nga burgu Elsa Lila, avokati Visha: Ndaj saj kanë rënë të gjitha akuzat

foto e kengetares

Nga Gazeta Si – Këngëtarja shqiptare, Elsa Lila, e arrestuar në 16 mars në Itali me akuzën për përfshirje në grup kriminal, është liruar ditën e sotme nga burgu.

Lajmi është konfirmuar nga daja i saj, avokati Saimir Visha.

Visha është shprehur se ka drekuar gjatë ditës së sotme me Lilën dhe se ndaj saj kanë rënë të gjitha akuzat.

“Jam kthyer sot nga Italia. Kam drekuar me të. Janë pushuar të gjitha akuzat. E gjitha një keqkuptim. Pafajësia e saj ka qenë që në momentet e para. Kam qenë me të. Më vjen turp që bashkëpunëtorët tanë, kanë vjellë vrer për Elsën”, tha Visha.

Këngëtarja Elsa Lila u shoqërua në polici nga autoritetet italiane pasi akuzohej si një person i përfshirë në një grup kriminal që merrej me trafikun e drogës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë