Ka ndodhur

Me 10 pako kokainë dhe heroinë në Kakavijë, 38-vjeçarja e kishte fshehur në çorape

Gazeta Si – Një 38-vjeçare nga Fieri është arrestuar, pasi është kapur me 10 pako lëndë narkotike, prej të cilave 2 janë kokainë dhe 8 heroinë.

Policia thotë se në pranga ka rënë shtetasja E.V., e cila akuzohet për “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Gruaja udhëtonte në një autobus si pasagjere dhe gjatë kontrollit fizik, i janë gjetur pakot me drogë.

Ajo udhëtonte në autobusin e linjës Berat-Athinë dhe në bagazhet e saj kishte fshehur pakot me drogë.

Për t’i shpëtuar kontrollit policor, 38-vjeçarja e kishte mbështjellë drogën me çorape që të mos dukej.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë