Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi një takim me Zëvendëskryetarin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Azay Guliyev dhe Kryetarin e Pranisë së OSBE-së në Shqipëri, Vincenzo del Monaco.
“Në fokus të diskutimeve ishin implikimet politiko-ekonomike të agresionit Rus ndaj Ukrainës për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Theksova se sfidë imediate e sigurisë për rajonin është zbatimi i agjendës destabilizuese të aktorëve të tretë që minon bashkëjetesën dhe demokracinë përmes faktorëve proxy.
Në kontekstin e zhvillimeve të fundit është me rëndësi jetike avancimi i dialogut Serbi-Kosovë, bashkëpunimi gjithëpërfshirës rajonal dhe nisja sa më parë e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut…”, shkruan Meta rreth takimit të zhvilluar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje