Gazeta Si – Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un ka urdhëruar mbylljen për të gjitha qytetet në vend pas identifikimit të rastit të parë të Covid-19.
“Një situatë e rëndë është krijuar për shkak të futjes së një virusi mutant Omicron në rrethet tona,” tha agjencia zyrtare koreane e lajmeve KCNA.
Gjatë një takimi të Partisë së Punëtorëve në prani të Kim, autoritetet vlerësuan masat kombëtare të karantinës së vendit në një nivel të “urgjencës maksimale”.
Popullsia 25 milionëshe e vendit është e rrezikuar nga koronavirusi pasi Koreja e Veriut ka refuzuar të administrojë një program vaksinash Covid-19, madje duke refuzuar ofertat nga komuniteti ndërkombëtar për të furnizuar miliona AstraZeneca dhe Sinovac të prodhuara në Kinë vitin e kaluar.
Po ashtu, ka pasur shqetësime për sistemin e varfër të kujdesit shëndetësor të Koresë së Veriut.
Mënyra kryesore e Koresë së Veriut për të luftuar Covid-in ka qenë mbyllja e kufijve të saj të jashtëm, ishte një nga vendet e para që e bëri këtë, në Janar 2020. Media e Koresë së Veriut shtoi se rasti i parë i variantit Omicron ishte zbuluar në kryeqytet katër ditë më parë.
Për më shumë se dy vjet, Koreja e Veriut, në mënyrë të dyshimtë, ka pretenduar se nuk ka asnjë rast të vetëm të Covid-19.
Por tani që varianti Omicron ka hyrë në vend, sfida është të kufizohet përhapja e tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje