Komunitet

Nis puna për uljen e tarifave “Roaming” mes Ballkanit Perëndimor dhe BE

Sekretarja e përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunimin Rajonal, Majlinda Bergu tha se më 8 qershor do të nisë punë për uljen e tarifave Roaming mes Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.

“Heqja e barrierave është hapi i parë për pozicionimin e Ballkanit Perëndimor në hartën botërore të turizmit.

Ne pyetemi shpesh se çfare bëri për turizmin heqja e tarifave Roaming në Ballkanin Perëndimor. Dhe ne themi se rajoni pa Roaming është një mundësi e madhe për të forcuar ofertat turistike e për të plotësuar politikat dhe praktikat progresive të turizmit në rajon.

Rritja prej 500% e përdorimit të datave telefonike pas “Roam Like at Home” nuk mund të neglizhohet.

Kishte një vlerë tregu të qartë në realizimin e “Roam Like at Home”, komuniteti i biznesit ishte i etur ta përdorur këtë politikë, qytetarët e meritojnë këtë dhe më shumë. Prandaj me 8 Qershor ne si RCC nisim punën për të ulur tarifat e Roaming mes vendeve të Ballkanit dhe Europës”, tha Bregu në Konferencën Ndërministrore për Zhvillimin e Turizmit në Ballkanin Perëndimor organizuar nga RCC.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë