Ekonomia e Britanisë së Madhe papritur ra me 0.1% gjatë marsit 2022 dhe 0.8% në tremujorin e parë të vitit. Kjo është pika më e lartë e krizës për vitin 2022, në një moment që kosto e jetesës po bëhet e papërballueshme.
Ekspertërt e ekonomisë treguan se pritshmëritë ishin që PBB-ja e vendit të qëndronte pezull në mars dhe të rritej me 1% për tremujorin.
Rënia e PBB-së ishte kryesisht në sektorët e shërbimeve, ato më dominuese në vend. Ekonomia britanike regjistroi një rënie historike prej 9.3% në vitin 2020 dhe u rrit me 7.4% në vitin 2021, në atë që konsiderohet si luhatja më e fortë në prodhimin e një ekonomie të një vendi anëtar të G7-s gjatë pandemisë së Covid-19.
Gjithsesi ekonomistët e shohin Britaninë e Madhe gjithmonë e më shumë të rrezikuar për t’u futur në recesion, si pasojë e luftës në Ukrainë e cila përkeqëson dhe më shumë situatën e krijuar për shkak të pandemisë. Në këtë kuadër Banka e Anglisë parashikon një rritje me më shumë se 10% të inflacionit brenda këtij viti.
Qeveria e kryeministrit, Boris Johnson është nën presion të vazhdueshëm, për një mbështetje më të madhe ndaj familjeve pas shtrenjtimit të faturave të energjisë elektrike, gazit dhe karburanteve. Gjë që ka shënuar dhe një rënie rekord të konsumit.
Instituti Kombëtar i Kërkimeve Ekonomike dhe Sociale të Britanisë parashikoi se PBB-ja britanike do të ketë rënie në tremujorin e tretë dhe të katërt të këtij viti, duke bërë real përkufizimin teknik të një recesioni.
Një muaj më parë Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikoi se Britania e Madhe, vitin e ardhshëm do të përjetonte rritjen më të dobët dhe inflacionin më të lartë të çdo ekonomie të madhe të zhvilluar./Reuters
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje